Osmani: Vonesa në konstituimin e Kuvendit dëmton përparimin e vendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi me përfaqësues të një grupi organizatash joqeveritare, deklaroi se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.
Presidentja Osmani ripërsëriti përkushtimin e saj për të garantuar funksionalitet institucional dhe për të vepruar në përputhje me Kushtetutën, në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ajo u shpreh e gatshme që të vazhdojë të mbetet e hapur për dialog me shoqërinë civile, në funksion të ruajtjes së rendit demokratik dhe forcimit të institucioneve përfaqësuese të vendit.
Deklaratat e Presidentes Osmanit kanë ardhur të njëjtën ditë kur është shënuar dështimi i 27-të për konstituim të Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës nuk po konstituohet pasi Lëvizja Vetëvendosje, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, nuk kanë arritur pajtueshmëri për mënyrën e votimit për kreun e ri të parlamentit.
Kandidatja për kreun e Kuvendit e propozuar nga fituesja e zgjedhjeve, Albulena Haxhiun, nuk gjenë mbështetjen për të marr votat e nevojshme.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




