Besiktas nuk heq dorë nga Ismajli, mbrojtësi kuqezi drejt Turqisë

Futboll Bota | 1 vit më parë

E ardhmja e Ardian Ismajlit mund të jetë në Turqi. Mbrojtësi shqiptar, një pikë kyçe e vërtetë e mbrojtjes së Empolit në këtë vit të trazuar, është aktualisht pa kontratë dhe është i destinuar të largohet nga skuadra toskane si lojtar i lirë.

Ka pasur interes rreth tij, si nga klubet italiane ashtu edhe nga ato të huaja, duke pasur parasysh performancat e shkëlqyera që ka dhënë në kampionat. I lindur në vitin 1996, Ismajli është në kulmin e pjekurisë së tij futbollistike dhe synon të sigurojë një kontratë të nivelit të lartë, ndoshta në një ekip që do të luajë në kupat e ardhshme evropiane.

Në veçanti, siç mund të shihet në disa portale turke, Besiktas është klubi që ka më shumë gjasa ta bëjë të vetin mbrojtësin shqiptar. Që në fillim të verës, bardhezinjtë kishin treguar interes për mbrojtësin, duke e konsideruar atë si përforcimin ideal për prapavijën.

Por Ismajli gjithmonë e ka rezervuar vendimin deri në fund të kampionatit, pikërisht për të mbetur i përqendruar në garën për shpëtim me fanellën e Empolit. Në Itali ishte folur për Napolin dhe Juven, por në këtë moment zgjidhja më e besueshme është një transferim jashtë vendit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme