Kapiteni Gjimshiti: Mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tri pikët

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti është paraqitur në konferencë për shtyp, krahas trajnerit Silvinjo, për të komentuar sfidën me Serbinë.
“Jemi 100% të fokusuar te kjo ndeshje, duam të fitojmë. Duhet të fokusohemi te futbolli, te kundërshtari ynë, kjo është gjëja më e rëndësishme nesër. Të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tri pikët”.
“Mesazhi që mund të japim është vetëm ai në fushë. Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje, kishim shumë kohë në dispozicion, kemi studiuar dhe kundërshtarin, shpresojmë të japim më të mirën”.
“Bashkëshortja nga Serbia? Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private, jam për futboll dhe këto çështje janë të futbollit, jo personale të Gjimshitit”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




