Silvinjo: I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka komentuar barazimin 0-0 të arritur përballë Serbisë në “Air Albania”.
“Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë. Jam i kënaqur me lojën, por jo m rezultatin. Në pjesën e parë ishim më mirë, në të dytën u hapëm disi, por ishte një paraqitje dinjitoze. Jam i lumtur për lojtarët e mi, por dhe për tifozët që kishin ardhur për të na ndjekur”.
“Janë momente të caktuara që vendosin një ndeshje. Penalltia e goditur nga Manaj? Ishte zgjedhja ime. Provuam në stërvitje me disa lojtarë, me Asllanin, Bajramin, Uzunin… në fund vendosëm për Manajn, kjo ishte zgjedhja ime”.
“Është një moment i bukur për skuadrën, tani kemi shumë lojtarë për të zgjedhur. Nesër do e rishikojmë ndeshjen dhe do bëjmë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e ardhshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




