Interi, zyrtarizohet Chivu: Një nder dhe krenari të kthehem për të përfaqësuar këto ngjyra

Sot është dita e rikthimit të Cristian Chivu te zikaltërit. Trajneri rumun është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, me një kontratë që e lidh atë me klubin deri në qershor 2027. Ndihmëstrajneri ende nuk është përcaktuar. Mes profileve të kërkuara, favoriti është Ëalter Samuel.
Rumuni ka thënë fjalët e tij të para si trajner i zikaltërve: “Përshëndetje interista. Është një nder dhe krenari të kthehem për të përfaqësuar këto ngjyra”.
Cristian Chivu ka kaluar nëpër përvoja dhe sfida me rëndësi të madhe, ngjarje që e kanë formuar atë si njeri dhe profesionist, duke e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me ngjyrat zikaltër. Nga sot ai kthehet për të përfaqësuar në aventurën e tij të tretë te Interi, si trajner i Ekipit të Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



