Berisha në SPAK: Institucioni i bashkëpunimit me krimin. Padia e Gjokës u nxit nga Rama

Politikë | 1 vit më parë

Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur këtë të martë në SPAK për të dhënë deklarime si person që ka dijeni lidhur me një kallëzim penal të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Në një deklaratë për medie jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Berisha ka komentuar akuzat e artikuluara prej tij ndaj gjyqtares së GJKKO se ka marrë ryshfet prej 500 mijë eurosh nga një eksponent i PS.

Berisha theksoi se deklaratat e tij nuk kanë qenë akuza, por pyetje.

“A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje.

Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje”, u shpreh Berisha.

Ai ka hedhur akuza edhe ndaj SPAK duke e cilësuar si institucioni i bashkëpunimit me krimin.

“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.

Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë… Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme