Napoli-De Bruyne, një hap larg

Futboll Bota | 1 vit më parë

Kevin De Bruyne është një hap larg të qenit lojtar i ri i Napolit. Palët kanë arritur një marrëveshje të plotë dhe kontratat janë miratuar. Ajo që mungon tani është firma e mesfushorit belg, por është çështje orësh. Kështu, De Bruyne do të jetë në Itali deri në fund të kësaj jave për firmën dhe vizitat mjekësore. Më pas, pas disa javësh pushimesh, ai do t’i bashkohet zyrtarisht kampionëvetë Italisë.

Operacioni është në një fazë të avancuar, hapi tjetër do të jenë ekzaminimet mjekësore, të cilat do të zhvillohen deri në fund të kësaj jave. Nëse gjithçka shkon sipas planit, marrëveshja me De Bruyne do të zyrtarizohet së shpejti, duke shënuar një blerje shumë të rëndësishme për Napolin përpara sezonit të ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme