“Sulmoi” Lamine Yamal, dënohet me 30 orë shërbim ndaj komunitetit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Zyra e Prokurorit për të Mitur ka urdhëruar një dënim me 30 orë shërbim komunitar dhe një vit ndalim hyrjeje në stadium për ndeshje zyrtare për të miturin që ofendoi në mënyrë raciste Lamine Yamal gjatë El Clasico-s së La Liga-s më 26 tetor kundër Real Madridit në Bernabeu.

La Liga njoftoi lajmin në një deklaratë: “Në lidhje me fyerjet raciste që pësoi lojtari i Barcelonës Lamine Yamal gjatë El Clasico-s më 26 tetor, ju informojmë se i mituri, i identifikuar pas ankesës nga La Liga si një nga autorët, ka pranuar faktet dhe ka pranuar vendosjen e 30 orëve shërbim në komunitet”.

“Nuk do të jetë në gjendje të hyjë në asnjë stadium ku zhvillohen gara zyrtare të futbollit për një vit dhe do të duhet t’i kërkojë falje lojtarit katalanas. La Liga ripërsërit angazhimin e saj të fortë për luftën kundër racizmit dhe çdo manifestimi të urrejtjes në futboll”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme