Përgatitjet për zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ cakton afatet e aktiviteteve zgjedhore deri më 12 tetor

Kosovë | 1 vit më parë

Ndonëse Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohej as në seancën e 30-të dhe vendi ende nuk ka krijuar institucionet e reja, 4 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit, ky ngërç nuk e ka penguar institucionin përgjegjës për proceset elektorale të vijojë me hapat për organizimin e zgjedhjeve vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi planin e aktiviteteve për zgjedhjet e 12 tetorit. Sipas tij, partitë politike kanë afat deri më 23 qershor të deklarohen nëse do të marrin pjesë vetëm apo me koalicion në proces.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani bëri me dije detajet.  

“Aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve nis me 26 qershor – 13 gusht. Tërheqja e shiritit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim fillon me 3 shtator. Periudha e fushatës zgjedhore fillon me 13 shtator – 12 tetor.

Elshani theksoi gjithashtu se aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës zgjat nga 23 korriku deri më 29 gusht, ndërsa periudha e votimit përmes postës do të zhvillohet nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

Pas konsultimit me subjektet politike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani caktoi 12 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme