Kombëtarja U-15 zyrtarizon dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

Kombëtarja | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Të dyja federatat kanë rënë dakord që sfidat të zhvillohen më 22 dhe 24 qershor.

Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të luajnë ndeshjen e parë më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”. Takimi i dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në orën 11:00, në Korçë, në stadiumin “Skënderbeu”.

Këto dy përballje vijnë pas miqësoreve të suksesshme në fillim të muajit qershor, ku Shqipëria U-15 mposhti dy herë Zvicrën U-15.

Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, 22.06.2025, ora 17:00, stadiumi “”SRC Biljanini Izvori”, Ohër

Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, 24.06.2025, ora 11:00, stadiumi “Skënderbeu”, Korçë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme