“Telekom” mund “Emirates”, Bajerni përfiton 325 milionë euro nga marrëveshja e re

Bajerni i Mynihut është pranë rinovimit me sponsorin kryesor “Telekom” dhe kësaj radhe shifrat e arkëtuara do të jenë me të vërtetë marramendëse. Ekipi bavarez, i cili kishte nisur bashkëpunimin me kompaninë e telekomunikacionit në 2002-in, ishte pranë dhënies fund të kësaj lidhjeje pasi një sponsor i ri ishte në pritje. Bëhej fjalë për kompaninë “Fly Emirates”, e cila prej kohësh kërkon që të futet në tregun gjerman dhe kishte zgjedhur Bajernin si partnerin e duhur.
“Telekom” nuk ka dashur që të lëshojë terren pasi rivalja e tij, “Vodafone” lidhi një akord me Borusian e Dortmundit dhe ka pranuar që të paguajë plot 65 milionë euro në vit për të vazhduar edhe pesë vite të tjerë bashkëpunimin me Bajernin.
Kontrata e vjetër skadonte në 2027-ën dhe Telekom paguante plot 50 milionë euro në sezon për të qenë sponsor kryesor i Bajernit. Sa i përket kontratës së re thuhet se do të jetë 5-vjeçare me një kosto prej 65 milionë euro në vit. Në këtë drejtim Bajerni është shumë larg konkurentëve në Bundesligë pasi Borusia e Dortmundit, falë akordit që lidhi me “Vodafone” përfiton “vetëm” 30 milionë euro në vit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




