Testimi për gradën “Nënkomisar” në Policinë e Burgjeve, 67 kandidatë garojnë për 18 vende vakante

Më datë 18 qershor 2025, u zhvillua testimi me shkrim për ngritje në gradën “Nënkomisar” për punonjësit e Policisë së Burgjeve. Në këtë proces, 67 kandidatë morën pjesë, duke iu nënshtruar vlerësimit sipas kritereve të përcaktuara për konkurrimin në këtë gradë.
Sipas njoftimit për shtyp, testimi u organizua me qëllim plotësimin e 18 vendeve vakante që sistemi penitenciar kishte për gradën e Nënkomisarit.
Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për korrektësinë dhe angazhimin gjatë procesit, duke theksuar se vlerësimi i meritës dhe transparenca mbeten parime themelore në punën e tyre.
Lista me pikët e marra nga kandidatët në këtë testim pritet të bëhet publike së shpejti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.






