SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë në mbarë botën: Tregoni kujdes të shtuar

Botë | 1 vit më parë

Ambasada Amerikane ka shpërndarë një thirrje të Departamentit Amerikan të Shtetit për shtetasit amerikanë në të gjithë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Thirrja e DASH vjen pas sulmeve amerikane në vendet bërthamore të Iranit.

Në postimin në Facebook të ambasadës shkruhet se ekziston mundësia e protestave kundër qytetarëve amerikanë dhe interesave të SHBA, duke i kërkuar të marrin informacion të detajuar në rast udhëtimi.

“Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të fundit përpara se të planifikoni një udhëtim”, shkruan ambasada.

SHBA bombardoi vendet bërthamore të Iranit, ndërsa ky i fundit është zotuar për një “përgjigje vendimtare”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme