Hetohen të ardhurat nga platformat në internet, 33 milionë euro të dyshuara si të padeklaruara
Individët dhe subjektet tregtare, që kanë akumuluar të ardhura nga platformat sociale dhe nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore përmes vetëdeklarimit në platformën DIVA 2024, do të hetohen.
Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore bën me dije se hetimi përfshin platformat Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal, nga të cilat dyshohet se janë përfituar të ardhura të padeklaruara në vlerën totale prej 33 milionë eurosh.
Administrata Tatimore ka njoftuar që më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, duke i ftuar tatimpaguesit që të përmbushin detyrimet ligjore përmes vetëdeklarimit në DIVA 2024.
Ndërkohë, institucioni i kontrollit tatimor u ka bërë thirrje atyre që ende nuk kanë reaguar për ta kryer sa më shpejt këtë detyrim në mënyrë që të shmangin penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.
Të gjitha të ardhurat e përfituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to do të aplikohet tatimi sipas normës ligjore prej 15 për qind.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




