Marta Kos për RTSH-në: Mbështesim vizionin e Shqipërisë për t’i përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027

Politikë | 1 orë më parë

Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos, në fjalën e saj në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg, deklaroi se Bashkimi Evropian mbështet vizionin e Shqipërisë për të përmbyllur negocitatat deri në fundit të vitit 2027.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares Denada Shkodrani se “a do të çojë rregullat e reja të anëtarësimit drejt anëtarësimit të Shqipërisë përpara 2030-ës?”, Kos u përgjigj se Brukseli mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së dhe nëse “dinamikat në shtetet anëtare do të vazhdojnë të jenë po kaq pozitive sa sot, pastaj po i kthehem pyetjes suaj, po anëtarësimi përpara 2030-s do të ishte i mundur”.

“Këtë nuk e di. Do të mund t’i përgjigjem pyetjes suaj pak më vonë sa më pranë të shkojmë drejt mbylljes së negociatave më e lehtë do të jetë, por ajo çfarë shohim tashmë është një shtysë, një nxitje që e vështirë e shohim për vendet që duan të arrijnë anëtarësimin dhe prandaj thashë që ne mbështesim vizionin e Shqipërisë për t’i përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027. Në qoftë se dinamikat në shtetet anëtare do të vazhdojnë të jenë po kaq pozitive sa sot, pastaj po i kthehem pyetjes suaj, po anëtarësimi përpara 2030-s do të ishte i mundur”, u shpreh Kos.

Ajo vlerësoi Shqipërinë edhe për mbylljen e kapitullit të 20-të për sipërmarrjen dhe politikat industriale.

“Pra, falë punës së madhe të Shqipërisë dhe mbështetjes së vendeve anëtare, po mbyllim një tjetër kapitull negociues, kapitulli 20 për sipërmarrjen dhe politikat industriale që ka të bëjë me ndihmën për bizneset shqiptare që të rriten, të zhvillohen, të konkurrojnë dhe të krijojnë më shumë vende pune. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, reformave dhe kapitulli 20 sjell përfitime reale për ta.

Shqipëria po ashtu po sjell politikat e saj industriale më pranë atyre të BE-së, sidomos sa u takon teknologjive të reja e teknologjisë së pastër dhe materialeve lëndës së parë kritike dhe këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë shqiptare që është e gatshme të rritet dhe të zhvillohet në tregun e vetëm të përbashkët të Bashkimit Europian”, tha Kos, ndërsa përgëzoi institucionet shqiptare, “administratën publike dhe qytetarët për një tjetër arritje dhe sidomos ju e dashur zonja ministre, e dashur Delina kjo është arritja juaj. Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027-ës dhe ne e mbështesim këtë ambicie, por për të arritur këtë ambicie Shqipëria do të vazhdojë të japë rezultate sidomos për themeloret dhe kjo punë do të përfshijë të gjithë qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët. Pse? Sepse anëtarësimi në BE është një projekt kombëtar nga ana jonë. Ne po përgatitemi për një Bashkim Europian më të gjerë”

Ajo vuri në dukje gjithashtu se “ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Së bashku me ju i dashur kryeministër. Po e bëjmë këtë gjë realitet dhe progresi sotëm e sjell atë të ardhmen një hap më pranë drejt realizimit.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme