Art me materiale të riciklueshme, Amantia Rokaj, prezanton punimet e saj unike në Gjirokastër

Kulturë | 1 vit më parë

Këto punime artistike vijnë nga Athina. Mbajnë autorësinë e Amantia Rokaj e cila përdor materiale të riciklueshme për të bërë këtë lloj arti, ku çdo krijim është unik.

“Është një fantazi e momentin me mjetet që më ndodhen përpara”, u shpreh ajo.

Amantia si lëndë të parë përdor bizhuteritë. E siç shprehet vajza që studimet i ka përfunduar për laborante dentare u jep jetë atyre edhe pasi ato dëmtohen.

“Bizhuteritë kur prishen vijnë në duart e mia dhe jetojnë”, tha artizania.

Punimet e saj interesante Amantia i ka prezantuar në disa qytete të Shqipërisë dhe Greqisë, por më të tërhequra siç pohon ajo janë nga vendet evropiane.

Në 8 vite ka realizuar mbi 400 tablo të tilla duke vënë në punë fantazinë dhe bizhuteri që i blen në një treg në kryeqytetin grek.

Amantia ishte në qytetin e gurtë në aktivitetin “Ulqini në Gjirokastër”, ftuar nga pala ulqinake, ndërsa në planet e afërta të saj është çelja e një ekspozite në qytetin e  lindjes, Tiranë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme