Rusia i bën thirrje Iranit të mos shkëpusë lidhjet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore

Rusia dëshiron që Irani të vazhdojë bashkëpunimin e tij me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kërkuar sot nga Irani që të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA).
Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së transparencës ndërkombëtare në fushën bërthamore.
“Ne duam që bashkëpunimi midis Iranit dhe IAEA-s të vazhdojë, ne duam që të gjithë të respektojnë deklaratën e përsëritur të Iranit se ky vend nuk ka dhe nuk do të ketë ndërmend të pajiset me armë bërthamore”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp.
Deklarata e Lavrovit vjen vetëm një ditë pasi parlamenti iranian miratoi një ligj që parashikon ndërprerjen e bashkëpunimit me IAEA-n.
Kjo, si kundërpërgjigje sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane mbi objektet e armëve bërthamore të Iranit, pas një konflikti 12-ditor me Izraelin.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, deklaroi se prioriteti kryesor i inspektorëve është rikthimi në objektet bërthamore iraniane për të inspektuar dëmet nga sulmet dhe për të monitoruar sasinë e uraniumit të pasuruar në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




