“Rumani 2025” në RTSH, Holanda mund Spanjën në finale dhe feston titullin e parë historik në Bukuresht

Futboll Bota | 1 vit më parë

Europiani i moshave deri në 19 vjeç uli siparin në RTSH Sport me finalen mes Spanjës dhe Holandës. Të besuarit e Peter van der Veen triumfuan në Bukuresht falë një autogoli të portierit të Valencia-s, Raul Jimenez, i cili nuk pati fat dhe dërgoi sferën në rrjetën e tij.

Falë këtij suksesi ekipi përfaqësues i Holandës fitoi për herë Europianin e moshave deri në 19 vjeç. Ky kompeticion erdhi për publikun shqiptar nëpërmjet rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme