Deputeti demokrat Flamur Noka paraqitet në SPAK: Ka dhjetëra raste kallëzimesh për krimet zgjedhore

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratik, Flamur Noka është paraqitur këtë të premte (27 qershor) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sikurse ka bërë me dije vetë ai në një deklaratë për mediet, është paraqitur në SPAK në lidhje me ato që i konsideron si krime zgjedhore. Sipas tij, ka një sërë kallëzimesh e referimesh që opozita ka paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për krimet zgjedhore në të gjithë vendin.
“Janë dhjetëra raste kallëzimesh e referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur te SKAP-i i partisë, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora e gjithë Shqipëria.
Ne nuk jemi organ hetimor. Organi hetimor presupozohet të ishte ky nga mbrapa.
Isha për një sërë kallëzimesh për krimet zgjedhore. Konstatova që Task-Forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur ditën që ishte krijuar.”, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




