Rama-Farage/ Sipërmarrësi: Është e vërtetë, shqiptarët popullata më e madhe në burgje

Emir Allen, sipërmarrës në Londër në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon tha se përplasja e Ramës me deputetin britanik Nigel Farage i shërben këtij të fundit.
Sipas tij ky debat do të vazhdojë gjatë gjithë fushatës. Emir Allen thotë se është faktike që shqiptarët përbëjnë popullatën më të lartë në burgjet britanike në raport me popullatën e burgosur.
“Është një politkë që do të ndiqet dhe do t’i bëhet Shqipërisë gjatë gjithë fushatës. Këto biseda do të mbeten për ditët në vijim. Rama fillon me narcizizmin e vet duke përdorur një fushatë të turpshme sa ju përket negociatave me Europën, me Britaninë, e trajton atë si një adoleshënt.
Është faktike që shqiptarët përbëjnë popullatën më të lartë në burgjet britanike në raport me popullatën e burgosur. Ne mund të themi se jemi 52 mijë apo dhe 200 mijë por kjo i shton barrën Ramës” , tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




