Rama në bashkinë e Vlorës, takon kryetarin e nënkryetarët, pakënaqësi për menaxhimin e qytetit

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte (3 korrik) me deputetët e rinj të qarkut të Vlorës, kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetarët.
Gjatë takimit, sipas burimeve siguruar nga gazetarja Afrovita Hysaj, mësohet se Rama ka shfaqur pakënaqësi për mënyrën e menaxhimit të qytetit nga administrata aktuale.
Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar rotacion dhe ndryshime për drejtuesit e të gjitha drejtorive të Vlorës, qofshin këto drejtori me varësi nga qendra apo drejtori të Bashkisë.
Ndërsa në kushtet kur Partia Socialiste e Vlorës ka mbetur pa kryetar, që prej nisjes së fushatës së majit kur Rama kërkoi largimin e kryetarit Admir Malaj, kreu i qeverisë ka përsëritur kërkesën që drejtimin e partisë ta marrë kandidati për deputet pa mandat Klevis Kaso dhe e komanduar si bashkëkryetare të jetë deputetja e legjislacionit të ri Erjona Ismaili.
Rama ka kërkuar që hapësirë në rolet drejtuese t’u jepet të rinjve, të cilët nuk kanë mbajtur poste të tillë më herët.
Pas takimit me dyer të mbyllura në Bashki, Rama ka bërë një vizitë në qendrën historike aty ku po ndërtohet edhe muzeu i Hebrenjve, ndërsa më pas është larguar nga qyteti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




