Shqipëria U-19, dy miqësore ndaj Italisë

Miqësoret me përfaqësuesen italiane janë kthyer tashmë në një traditë për Kombëtaren U-19. Shqipëria U-19 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore me Italinë U-19 në muajin gusht.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Italiane kanë rënë dakord që të dy takimet të zhvillohen në Novara, në qendrën sportive “Novarello”. Ndeshja e parë do të luhet më 5 gusht, në orën 18:00, ndërsa sfida e dytë më 7 gusht, në orën 11:00.
Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj, do të nisë grumbullimin në fillim të muajit gusht. Këto dy miqësore luksi do t’i shërbejnë ekipit dhe stafit teknik si një mundësi testimi dhe përgatitjeje në kuadër të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Europian U-19, që zhvillohet në muajin nëntor në vendin tonë.
Shqipëria është pjesë e grupit 5 së bashku me Ukrainën, Malin e Zi dhe Sllovakinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



