Shtypja e protestave antiqeveritare, BE mund të revokojë regjimin e vizave me Gjeorgjinë

Europë | 1 vit më parë

Bashkimi Evropian mund të pezullojë regjimin pa viza me Gjeorgjinë mbi goditjen e qeverisë ndaj protestuesve.

Këtë e bëri të ditur shefja i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas, e cila theksoi se Bashkimi Evropian po mendon për të vendosur sanksione dhe pezullimin e udhëtimit pa viza për Gjeorgjinë mbi ligjin e diskutueshëm të vendit dhe goditjen e tij ndaj protestuesve.

“Ndër opsionet në dispozicion janë sanksionet dhe pezullimi i regjimit pa viza”, u tha Kallas gazetarëve në Bruksel.

Sipas Kallas, BE do t’i dërgonte një letër qeverisë gjeorgjiane duke përshkruar kushte specifike që duhet të plotësojë Tbilisi.

“Nëse këto kushte nuk përmbushen brenda periudhës së vendosur, atëherë do të duhet të pezullojmë regjimin e vizave”, tha Kallas.

Sipas saj, Brukseli ka propozuar për miratim një listë të sanksioneve, e cila përfshin të paktën dy gjyqtarë gjeorgjianë.

Masa është në përgjigje të asaj që BE i përshkroi si “joproporcionale ” dënimet gjyqësore të dhëna për të rinjtë gjeorgjianë që morën pjesë në protestat e fundit antiqeveritare.

Bashkimi Evropian ka kritikuar me forcë të ashtuquajturin ligjin e agjentëve të huaj të miratuar nga parlamenti i Gjerogjisë më 14 maj, duke e quajtur atë një pengesë të konsiderueshme për zhvillimin demokratik.

Në një deklaratë të përbashkët, Kallas dhe Komisioneri Evropian për Vlerat dhe Transparencën Věra Jouvá përsëritën se qysh në qershor dhe tetor 2024, Këshilli Evropian kishte paralajmëruar se një legjislacion i tillë do të pengonte seriozisht rrugën e Gjeorgjisë drejt anëtarësimit në BE.

Ligji, për të cilin kritikët thonë se pasqyron një legjislacion të ngjashëm me atë në Rusi, miratoi leximin e tij përfundimtar në parlament më 14 maj me 84 vota në favor dhe 30 kundër.

Në të njëjtën ditë, forcat e sigurisë filluan shpërndarjen e protestuesve që ishin mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit në Tbilisi.

Më 28 maj, parlamenti gjeorgjian rrëzoi veton e Presidentit Salome Zourabichvili për legjislacionin, duke miratuar zyrtarisht ligjin pavarësisht kritikave të mprehta nga qeveritë perëndimore dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme