Zelensky: Të zbatojmë marrëveshjet me Trump, na duhen më shumë armatime

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina duhet të zbatojë marrëveshjet e saj me SHBA-në sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se Kievi mbwshtet sanksionet e BE-sw ndaj Rusisw.
Zelensky tha se ministri i Jashtëm Andrii Sybiha e kishte informuar atë më herët gjatë ditës, dhe të dy diskutuan koordinimin e sanksioneve ndaj Rusisë.
“Është shumë e rëndësishme që paketa e re e sanksioneve të BE-së të mbështetet gjithashtu nga vendet e tjera evropiane që nuk janë aktualisht anëtare të BE-së. Ne do ta vazhdojmë këtë proces shumë të rëndësishëm — sinkronizimin e sanksioneve — jo vetëm sanksionet e BE-së, por edhe brenda juridiksioneve tona. Kam udhëzuar zyrtarët të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.
Ata diskutuan gjithashtu bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Sipas Zelensky, Ukraina ka arritur marrëveshje me Presidentin Donald Trump që duhet të zbatohet pa vonesë.
“Ukraina është përqendruar të jetë sa më produktive të jetë e mundur. Kjo përfshin marrëveshjet tona për mbrojtjen e ajrit dhe një marrëveshje të re mbrojtëse me Shtetet e Bashkuara. Jemi të gatshëm të blejmë armët e nevojshme dhe të eksportojmë armë të përparuara ukrainase në Shtetet e Bashkuara — kryesisht drone, të cilat kanë provuar të jenë mbrojtës shumë efektivë të jetës gjatë kësaj lufte. Zyrtarët tanë gjithashtu kanë rritur ndjeshëm përpjekjet për dronët përgjues. Unë pres që kontratat e reja të nënshkruhen javën tjetër”, tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu mbajti një takim sot me Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Rustem Umerov.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




