Zyrtare: Qazim Laçi transferohet te Çaykur Rizespor

Tashmë është zyrtare: Qazim Laçi është lojtari më i ri i Çaykur Rizespor në Superligën turke. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses vizitat mjekësore ditën e sotme dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri.
“Çaykur Rizespor ka nënshkruar me lojtarin shqiptar Qazim Laçi. Pas arritjes së një marrëveshjeje me Sparta Pragën, mesfushori me përvojë Laçi ka mbërritur në Turqi. Pas protokolleve të nënshkruara me Sparta Pragën dhe lojtarin, Laçi nënshkroi një kontratë tre-vjeçare.
Laçi, i cili luan edhe për ekipin kombëtar të Shqipërisë, luajti në 50 ndeshje për Sparta Pragën sezonin e kaluar, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Ligën Çeke dhe Kupën Çeke. Ne e mirëpresim nënshkrimin tonë të ri, Qazim Laçin, dhe i urojmë suksese”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




