Milan, Allegri: Leao ka cilësi të jashtëzakonshme

Futboll Bota | 1 vit më parë

Është një Allegri i kënaqur në konferencën për shtyp pas fitores 4-2 ndaj Liverpoolit. Katër golat kundër Reds, madje edhe në një miqësore, nxorën në pah një ekip me një identitet të qartë pavarësisht pak javëve stërvitje. “Shoh një qëndrim proaktiv nga djemtë dhe kjo më bën shumë të lumtur”, tha trajneri toskan direkt nga Hong Kongu.

“Ata po punojnë shumë mirë këtë parasezon. Dhe mbi të gjitha, niveli është rritur ndjeshëm. Kjo do të thotë që kur nuk e kemi topin, ekipi mbrohet shumë mirë”.

Një fokus te Rafa Leao ishte i pashmangshëm, pasi ai shënoi një gol dhe dha një asist, si dhe disa veprime të tjera që e bënë atë lojtarin më të mirë në fushë: “Rafa luajti shumë mirë si sulmues”, vazhdoi Allegri. “E konsideroj atë një lojtar të rëndësishëm me cilësi të jashtëzakonshme. Besoj se ai po rritet dhe tani është në moshën e duhur për të pasur një sezon të nivelit të lartë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme