Çrregullimet e shtyllës kurrizore, mjekët: Nga qëndrimi në pajisjet teknologjike dhe jeta sedentare

Sociale | 1 vit më parë

Qëndrimi i tejzgjatur në aparatet teknologjike apo jeta sedentare kanë shtuar ndjeshëm rastet e skoliozës tek fëmijët. Këtë e pohoi edhe ortopedi Sulejman Sokoli.

“Vihet re një rritje, ka një tendencë në rritje të deformimit të shtyllës kurrizore. Ajo vjen edhe për shkak të jetës sedentare, por edhe për shkak të qëndrimit. Të dyja bëhen bashkë, pasi qëndrimi në telefon i shkon jetës sedentare. Vijnë raste të avancuara me skoliozë, ku në fakt ndikon shumë qëndrimi në aparatin celular, qëndrimi për një kohë të gjatë në një pozitë jo të përshtatshme. Zakonisht kjo vihet re në moshën e adoleshencës”, tha mjeku ortoped.

Mjeku jep edhe disa këshilla për këtë lloj të deformimit të shtyllës kurrizore.

“Për adoleshentët është menaxhimi i qëndrimit në telefon, aktiviteti fizik, vetë ekzaminimi ose rregullimi i posturës së ecjes, por kryesisht aktivitete fizike”, këshillon ortopedi Sokoli.

Specialistët sugjerojnë kontrolle të paktën një herë në 6 muaj, pasi nëse kalon mosha e pjekurisë muskulare devijimet e shtyllës kurrizore bëhen të pariparueshme.

Gazetare: I. Bajraktari 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme