“Nuk ka rikthim te Barça”, Guardiola: Ishte diçka e bukur, por ka mbaruar përgjithmonë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Pas një sezoni të komplikuar në krye të Manchester City-t, Pep Guardiola po përgatitet të rinisë projektin e tij me ambicie të përtërirë.

Trajneri katalanas ka punuar shumë në javët e fundit për të forcuar skuadrën e tij përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League, i planifikuar për më 18 gusht me një udhëtim në transfertë kundër Wolverhampton Wanderers.

Siç ndodh shpesh, emri i Guardiolës është rikthyer në skenë në lidhje me dashurinë e tij të madhe të futbollit, Barcelonën. Por, edhe një herë, ish-trajneri i Blaugranave donte t’i jepte fund të ardhmes së tij, duke zhdukur çdo dyshim dhe nostalgji:

“Barcelona? Ka mbaruar. Ka mbaruar përgjithmonë. Ishte shumë bukur, por ka mbaruar”, deklaroi ai, duke i mbyllur derën një rikthimi të mundshëm në Katalonjë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme