Jashari e Xhaka, zhgënjim i dyfishtë për Milanin

Granit Xhaka, objektivi i Milanit në fillim të merkatos, po kthehet në Premier League. Mesfushori po largohet nga Bayer Leverkusen për t’u rikthyer në Angli, ku do të luajë për Sunderland. Negociatat midis të gjitha palëve kanë dhënë fryte, me ish-kapitenin e Arsenalit që është gati të bashkohet me ekipin e Regis le Bris me një kontratë dyvjeçare. Largimi i mesfushorit vjen vetëm disa ditë pasi trajneri i ri i Leverkusen, Erik ten Hag, këmbënguli se ai ishte shumë i rëndësishëm.
Xhaka ishte një nga objektivat kryesorë të kuqezinjve, por marrëveshja nuk u realizua kurrë, sepse 32-vjeçari kërkonte një kontratë shumëvjeçare, një ide që Milanit nuk i pëlqente. Gjithashtu, skuadra e Massimiliano Allegrit rrezikon të përballet me një tjetër pilulë të hidhur. Lajme zhgënjyese kanë mbërritur nga Belgjika në lidhje me Ardon Jasharin. Sipas gazetës belge Nieuësblad, Club Brugge ka refuzuar ofertën e re të kuqezinjve, e cila u rrit, por nuk arriti kurrë në 40 milionë euro. Ndërkohë, lojtari, përveçse ka deklaruar vazhdimisht dëshirën e tij për t’u transferuar te Milani, mbetet jashtë skuadrës për momentin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




