Indonezia blen 48 avionë luftarakë KAAN nga Turqia, synon modernizimin e forcave ajrore

Qeveria e Indonezisë ka firmosur një kontratë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN të prodhimit turk, në kuadër të përpjekjeve për modernizimin e flotës ajrore ushtarake të vendit.
Marrëveshja u nënshkrua në një panairi të industrisë së mbrojtjes në Stamboll, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Indonezisë.
KAAN, avioni i parë luftarak i projektuar nga industria turke e mbrojtjes, kreu fluturimin e tij të parë testues në shkurt 2024, ndërsa prodhimi serik pritet të nisë jo më herët se viti 2028.
Avioni përshkruhet si i gjeneratës së pestë, me dukshmëri të ulët dhe i pajisur me dy motorë F-110, të ngjashëm me ata të F-16.
Kjo nuk është porosia e vetme e Xhakartës: në vitin 2022, Indonezia porositi edhe 42 avionë Rafale nga Franca, ndërsa është ende në fazë shqyrtimi për blerjen e avionëve J-10 nga Kina dhe F-15EX nga SHBA.
Në kuadër të marrëveshjes me Turqinë, të dyja vendet janë zotuar të bashkëpunojnë në zhvillimin e teknologjive mbrojtëse dhe rritjen e kapacitetit prodhues të industrisë së mbrojtjes indoneziane.
Po ashtu, u nënshkrua një memorandum për blerjen e ardhshme të dy fregatave të klasit Milgem Istif, pa dhënë detaje mbi vlerën financiare të kontratave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




