Tërheqja e fondeve alternative e bashkëpunimi me sektorin privat, K.Sh.“Elbasani” transformohet në organizatë jofitimprurëse

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Elbasanit u paraqit relacioni zyrtar për transformimin e Klubit Shumësportësh “Elbasani” në një organizatë jofitimprurëse.

Ky propozim, i cili u miratua nga Këshilli Bashkiak, synon të përmirësojë ndjeshëm mënyrën e administrimit dhe funksionimit të klubit duke garantuar një qasje më moderne dhe efikase në menaxhimin e sportit në qytet.

Klubi Shumësportësh “Elbasani”, aktualisht në varësi të Bashkisë është dalluar për përfshirjen e rreth 20 disiplinave sportive me afro 40 ekipe që përfaqësojnë një gamë të gjerë sportesh, si kolektive (basketboll, volejboll, hendboll) dhe individuale (karate, atletikë, peshëngritje, alpinizëm, çiklizëm, pingpong, judo, boks, shah, snooker, qitje, not, etj.).

Transformimi në një organizatë jofitimprurëse do të sjellë fleksibilitet më të madh në administrim, do të krijojë mundësi për tërheqjen e fondeve alternative dhe bashkëpunime me sektorin privat, duke synuar rritjen e cilësisë së trajnimit dhe rezultateve sportive.

Përmes kësaj reforme, synohet jo vetëm përmirësimi i kushteve për sportistët dhe stafin teknik, por edhe rritja e imazhit sportiv të Elbasanit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Këshilli Bashkiak pas disa debatesh konstruktive u ftua të miratojë këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm të sportit në qytetin Elbasanit, në funksion të një administrimi më të përgjegjshëm dhe më rezultativ në të ardhmen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme