Woltemade informon edhe një herë presidencën e Shtutgart se kërkon të largohet

Sipas tabloidit gjerman “Bild”, Nick Woltemade ka informuar për së dyti drejtuesit e klubit të Shtutgart se do që të largohet.
Siç dihet 23-vjeçari prej javësh ka arritur një akord personal me Bayern-in e Mynihut, por në mes është Shtutgart. Drejtuesit e klubit në fjalë nuk heqin dorë lehtë nga talneti pasi deri më tani kanë refuzuar dy oferta të bëra nga Bayern-i. 45 milionë euro e para dhe 55 milionë euro e dyta ishin ofertat e bëra nga klubi bavarez, i cili tashmë duket se është tërhequr dhe ka lënë lojtarin të bëjë pjesën e tij në realizimin e këtij transferimi.
Bayern ka bërë me dije se përtej shifrës së dytë të ofruar nuk do të paguajë asnjë euro mmë shumë për shërbimet e lojtarit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




