Ndihmë për moshën e tretë, shërbim në shtëpi gjatë verës nga qendrat komunitare në Korçë

Sociale | 1 vit më parë

Në këto ditë me temperatura të larta, kujdesi për të moshuarit në nevojë është kthyer në një përparësi për Qendrat Komunitare “Epoka e Artë”, të cilat po ofrojnë shërbimin në shtëpi për të qenë sa më pranë kësaj shtrese të ndjeshme të popullsisë.

Punonjëset sociale të qendrave janë angazhuar në ofrimin e një sërë shërbimesh të domosdoshme në shtëpitë e të moshuarve.

“Është një nismë nga Ministria e Mirëqenies Sociale, mbështetur nga Këshilli i qarkut, bashkia Korçë, Maliq dhe Pogradec dhe zbatohet nga Misioni “Emanuel” . Ne ofrojmë matjen e diabetit dhe tensionit në shtëpi pasi të moshuarit e kanë të pamundur të shkojnë në qendrat shëndetësore”’, u shpreh Selviona Veshi, punonjëse sociale.

“Ne kemi filluar shërbimin në familje dhe të moshuarit ndihmohen në mënyra të ndryshme , duke ju blerë medikamente dhe ushqime që të mos dalin jashtë në këto temperatura të larta”, tha punonjësja sociale, Marsela Ciromari.

Ky shërbim synon të lehtësojë jetën e përditshme të të moshuarve dhe të sigurojë që askush të mos lihet pas, sidomos në kushte të motit ekstrem.

Kujdesi për të moshuarit nuk njeh stinë, ai ofrohet me dashuri çdo ditë, është mesazhi që shoqëron këtë nismë sociale, e cila reflekton vlerat e solidaritetit dhe përkujdesjes në komunitet.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme