Gjyqi ndaj kryebashkiakut Veliaj, avokatët: U shkel sekreti hetimor! SPAK po e shndërron në gjyq publik

Aktualitet | 1 vit më parë

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili prej shkurtit të këtij viti është në qeli, reaguan këtë të martë duke hedhur akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme për nxjerrje të sekretit hetimor.

Nga ana tjetër, ata theksojnë se kryebashkiaku mbahet në izolim total dhe se këtë proces hetimor SPAK po e shndërron në gjyq publik.

Në një reagim të gjatë, i cili u publikua edhe në faqen zyrtare të kryebashkiakut Veliaj, avokatët theksojnë se drejtësia nuk mund të zhvillohet përmes titujve të gazetave.

Ky reagim i tyre erdhi pas publikimit në medie të informacioneve rreth dosjes, sipas tyre përpara se t’u bëhen të ditura vetë atyre për hetimet ndaj klientit të tyre.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt të këtij viti, ndërsa më 24 korrik ai u mor zyrtarisht i pandehur për veprat penale: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurisë dhe futje e sendeve në burg.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme