Trajneri i Sportingut për Gyokeresin: Është e kaluara. Të gjithë vijnë e shkojnë, por klubi mbetet

Futboll Bota | 1 vit më parë

Rui Borges nuk shikon prapa. Trajneri i Sporting Lisbonës ka thyer heshtjen për herë të parë që kur Viktor Gyokeres u largua për në Londër.

Në një intervistë për SPORTV, trajneri i klubit portugez deklaroi: “Ai është një lojtar që përcaktoi një epokë për Sportingun dhe futbollin portugez, por tani i përket të kaluarës, për fat të keq, ose ndoshta jo. Ai ishte i rëndësishëm në dy sezonet e fundit te Sportingu, ne gjithmonë do t’i jemi shumë mirënjohës, por tani jemi në një fazë të re, duhet të rishpikim veten me atë që kemi dhe me lojtarët e rinj për të mbetur të fortë”, ishin fjalët e tij të para.

“Lojtarë të mëdhenj kanë kaluar te Sporting, të gjithë vijnë e shkojnë, por klubi mbetet, me madhështinë dhe nevojat e tij. Ne tashmë po shohim përpara, me një qasje të ndryshme, një mënyrë të ndryshme të të menduarit, gjithmonë me qëllimin për të qenë konkurrues dhe të suksesshëm”.

Sidoqoftë, shitja e Gyokeres i solli Sporting një total prej 72 milionë eurosh, përfshirë bonuset. Sulmuesi suedez është prezantuar tashmë nga Arsenali direkt gjatë turneut aziatik, i cili aktualisht po përfshin ekipin e Artetas në një seri miqësoresh para sezonit. “Topçinjtë” i kanë dhënë atij fanellën me numrin 14, një simbol ikonik i veshur nga Thierry Henry në të kaluarën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme