Shiriti i kapitenit në Barcelonë kthehet në çështje, De Jong dhe Ferran zgjedhin Ter Stegen!

Spanjë | 1 vit më parë

Pas përfundimit të turit aziatik lojtarëve të Barcelonë u duhet që të marrin një vendim të rëndësishëm për sezonin që vjen. Sipas asaj që ka thënë vetë Hansi Flick të gjithë lojtarët duhet që të votojnë për të vendosur se kush do të jetë kapiteni i skuadrës.

Në në një dalje përpara gazetarëve ditën e djeshme dy lojtarë të Barçës kanë treguar hapur preferencën e tyre për ter Stegen edhe pse portieri gjerman është tashmë i treti në hierarkinë e Flick, i cili ka vendosur Garsian si portierin e parë ndërsa Sheznin të dytë.

“Për mua Marc është kapiteni i skuadrës, ashtu siç ishte edhe sezonin e kaluar. Marc është një lojtar i klasit botëror dhe gjithmonë ka dhënë maksimumin për klubin. Unë e mbështes, po ashtu di se ai ka mbështetjen e të gjithë skuadrës”, tha Frenkie de Jong pas miqësores që fitoi Barça përballë Seulit.

“Nuk e di nëse do të votojmë për të zgjedhur kapitenin, por them se Marc për vitet që ka kaluar këtu dhe për eksperiencën e tij meriton të jetë kapiteni i skuadrës”, tha Ferran Torres.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme