Premier League nuk redukton skuadrat, vazhdon konflikti me FIFA-n për kalendarin e ngjeshur

Angli | 1 vit më parë

Shefi ekzekutiv i Premier League ka bërë me dije se Premier League do të vazhdojë të luhet mes 20 skuadrash dhe se nuk do të ketë një reduktim të këtij numri si pasojë e kalendarit të ngjeshur.

“Nuk mendoj se duhet të reduktojmë numrin e ekipeve. Unë dua që kampionati ynë të jetë konkurues dhe cilësorë, por nuk jam dakord që askush të preket nga reforma, të cilat nuk janë të frytshme”, tha Richard Masters për “BBC”.

Siç dihet kalendari i ngjeshur detyroi Ligue 1 franceze që të reduktonte numrin e ekipeve nga 20 në 18 në sezonin 2023-2024. Por kjo mundësi është përjashtuar kategorikisht nga shefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme