Vinicius: Cristiano Ronaldo, Ronaldo, Ronaldinho dhe Neymar, idhujt e mi

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, foli për GQ rreth disa aspekteve të jetës së tij, si në futboll ashtu edhe në aspekte të tjera: “Prindërit e mi, ata janë frymëzimi im më i madh. Ata punuan shumë për të më dhënë mundësitë që kam sot. Përkushtimi, dashuria dhe sakrifica e tyre janë ato që më shtyjnë të vazhdoj çdo ditë. Çdo gjë që bëj është t’i bëj ata krenarë”.
“Cristiano Ronaldo më frymëzoi me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, ai nuk ndalet kurrë së luftuari për të qenë më i miri. LeBron James për të njëjtat arsye, por edhe për atë që bëri për komunitetin e tij, duke vërtetuar se madhështia shkon përtej arritjeve atletike. Dhe sigurisht, legjendat braziliane si Ronaldo, Ronaldinho dhe Neymar, të cilët kanë shumë rëndësi për popullin brazilian dhe për futbollin e vendit tonë. Ata i treguan botës talentin dhe gëzimin që i sjellim lojës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




