Kërcim me shkop, Emmanouil Karalis kalon limitet dhe bëhet i katërti atlet që kërcen 6.08m

Për atletin grek Emmanouil Karalis ky sezon është mjaft pozitiv pasi ka vendosur disa rekorde personale, të cilët i kanë lejuar të futet mes më të mirëve të këtij sporti.
Edhe pse arritjet e Mundo Duplantis janë të destinuara që të mbeten për dekada, 25-vjeçari nga Greqia ka mundur që të bëjë historinë. Në mars ai kërceu në lartësinë 6.05m në “Ëorld Indoor Championships” në Nanjing të Kinës.
Por ditën e djeshme ai përmirësoi përsëri këtë rezultat gjatë Kampionatit Kombëtar Grek ku kërceu 6.08m. Falë rezultatit të fundit fituesi i medaljes së bronztë në Paris 2024 ka arritur që të renditet në vendin e katërt historik pas Sergei Bubka, Renaud Lavillenie dhe Mondo Duplantis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




