Modric: Milan, jam këtu për të fituar trofe

Prezantimi i mesfushorit kroat, Luka Modric te kuqezinjtë: “Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi minimal. E di që ka pritje të mëdha për mua dhe mezi pres të filloj këtë sfidë”.
Numri i fanellës 14, një CV që flet vetë dhe buzëqeshja e dikujt që e di se është gati të nisë një tjetër aventurë ambicioze. “Në moshën time, ka ende kohë për t’u emocionuar. Kohët e fundit pata një lamtumirë shumë emocionale me Real Madridin… Milani? U rrita duke parë futbollin italian dhe kuqezinjtë ishin të preferuarit e mi, sepse idhulli im, Boban, ishte atje. Gjithmonë kam pasur një dashuri të veçantë për ato ngjyra”.
Objektivat – “Të gjithë e dimë që Milani është një nga ekipet më të mira në botë dhe nuk duhet të kënaqemi kurrë,” vazhdoi Modric. “Liga e Kampionëve duhet të jetë objektivi minimal. Por duhet të jemi gjithashtu të përulur dhe të punojmë shumë, që është edhe qëllimi im”.
“Më pëlqen të fitoj, jam shumë konkurrues dhe dua t’ia sjell këtë frymë ekipit. Objektivi minimal është të kualifikohemi për Ligën e Kampionëve, por Milani duhet të luftojë edhe për trofe, prandaj jam këtu. E di që ka pritje të mëdha nga unë, por jam i lumtur dhe mezi pres ta filloj këtë sfidë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




