Ish-punonjësi i Miami Heat, vjedhje me vlerë 2 milionë dollarë

“Gjatë tre viteve, ai shiti më shumë se 100 sende të vjedhura, duke fituar afërsisht 2 milionë dollarë”, këto janë akuzat e ngritura kundër Marcos Thomas Perez, një ish-roje sigurie i Miami Heat, i cili është në telashe. 62-vjeçari dyshohet se ka vjedhur qindra suvenire sportive nga dhoma e zhveshjes së ekipit të NBA-së, përfshirë fanellën legjendare të veshur nga LeBron James në ndeshjen e 7-të të finaleve të vitit 2013.
Uniforma e veshur në ndeshje nga King James, të cilën ish-punonjësi i Heat e kishte shitur për afërsisht 100,000 dollarë, u shit më vonë për gati 3.7 milionë dollarë në Sotheby’s. Në atë kohë, ajo uniformë ishte fanella e tretë më e paguar në histori, pas vetëm “Last Dance” të Michael Jordan (10.1 milionë dollarë) dhe “Hand of God” të famshme të Diego Maradonës (9.28 milionë dollarë).
Sipas autoriteteve, ish-agjenti vodhi mbi 400 fanella të veshura në ndeshje dhe sende të tjera me vlerë, duke i rishitur ato në internet te koleksionistët dhe tifozët, shpesh me çmime shumë më të ulëta se vlera e tyre e vërtetë. Në prill, forcat e rendit bastisën shtëpinë e tij, duke gjetur dhe sekuestruar afërsisht 300 objekte të vjedhura.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




