Barcelona ndëshkon Ter Stegen, i heq shiritin e kapitenit

Spanjë | 1 vit më parë

Marc André Ter Stegen nuk është më kapiteni i Barcelonës. Klubi katalanas e njoftoi këtë në një deklaratë, ku shpjegoi se vendimi u mor përkohësisht pas procedurave disiplinore të nisura kundër portierit. Ai do të zëvendësohet nga Ronald Araujo.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit, klubi njoftoi vendimin: “Barcelona informon se, pas procedurave disiplinore të nisura kundër lojtarit Marc-André ter Stegen dhe deri në zgjidhjen e tyre përfundimtare, Klubi, në marrëveshje me Drejtorin Sportiv dhe stafin e trajnerëve, ka vendosur ta largojë përkohësisht atë nga kapiteni i ekipit të parë.

Gjatë kësaj periudhe, detyrat e kapitenit të parë do të merren nga kapiteni aktual i dytë, lojtari Ronald Araujo.”


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme