Treguesi i Çmimeve të Konsumit lehtësisht më i ulur gjatë muajit korrik
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Korrik 2025 ka rënë lehtësisht krahasuar me një muaj më parë, referuar vlerës 2,5% të publikuar nga Instituti i statistikave të premten.
Ulja mujore lidhet edhe me luhatjet sezonale, ndërsa vera dhe turizmi kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për shërbime, si hotele, kafene e restorante, duke mbajtur çmimet e këtyre kategorive në nivele të larta.
Situata e shpjeguar kryesisht nga lidhja e drejtpërdrejtë me turizmin dhe rritjen e ndjeshme të kërkesës për shërbime turistike, hotele, reflektohet në treguesit e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,08 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,61 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,20 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me 0,17 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,11 pikë përqindje.
Analiza me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregon se ndryshimet më të mëdha vjetore të çmimeve u regjistruan në grupin grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,7%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,4%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0%, “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,2%, “Veshje dhe këpucë” me 0,9%, “Shërbimi arsimor” me 0,8% dhe “Shëndeti” me 0,4%.
Transporti është i vetmi grup që ka shënuar ulje, me 0,4%.
Te ushqimet, më të shtrenjtuara janë vajrat dhe yndyrnat (+6,7%), zarzavatet (+5,4%), produktet e bulmetit (+3,8%) dhe mishi (+3,5%).
Gazetare: Entela Komnino
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




