Newcastle ofron 50 milionë euro për sulmuesin, për Barcelonën është i pashitshëm

Futboll Bota | 1 vit më parë

Newcastle është në kërkim të përforcimeve në sulm, por koha po mbaron. Eddie Howe kishte në shënjestër disa emra të shquar: Joao Pedro, i cili përfundoi te Chelsea, dhe më pas Bryan Mbeumo dhe Benjamin Sesko, por të dy përfunduan te Manchester United.

Tani, me të ardhmen e Alexander Isak në dyshim për shkak të interesit të Liverpoolit, “qymyrxhinjtë” e kanë kthyer vëmendjen te Ferran Torres. Sipas Fichajes, Newcastle ka ofruar rreth 50 milionë euro për sulmuesin e Barcelonës, por klubi katalanas e ka refuzuar ofertën, duke e bllokuar lojtarin.

Spanjolli 25-vjeçar, me kontratë deri në vitin 2027, kishte qenë në qendër të thashethemeve për një transferim të mundshëm, veçanërisht pas mbërritjes së Marcus Rashford, por Joan Laporta dhe Deco e konsiderojnë atë një lojtar të rëndësishëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme