Real Madrid u prish planet Villareal-it dhe Barcelona-s, “ndeshja në Majemi njollos integritetin e La Liga-s”

Nëpërmjet një letre të bërë publike pak minuta më parë Real Madrid ka shprehur qëndrimin e vet sa i përket planeve që kishin dy klube të La Liga-s për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Klubi madrilen njofton se nëse Villareal-Barcelona do të luhet në Majemi atëherë do të prisheshin rregullat e lojës. Sipas madrilenëve të gjitha skuadrat e La Liga-s duhet që të luajnë nën të njëjtat kushte dhe se vetë kampionati spanjoll do të humbte integritetin nëse takimi do të mbahej në Majemi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




