Drita pret FCSB, George Becali dërgon në Kosovë më shumë truproje se futbollistë

Sport | 1 vit më parë

Të enjten në mbrëmje Drita e Kosovës do të ketë në dispozicion 90’ ose 120’ të tilla për të tentuar kualifikimin ne turin e katërt eliminator të Europa League 2025-2026.

Rivalët e Dritës janë rumunët e FCSB-së, të cilët fituan shtatë ditë më parë në Bukuresht me shifrat 3-2.

Ajo çfarë ka bërë përshtypje sot në mbërritjen e ekipit të George Becali-t ka qenë prania e plot 20 truprojave, të cilët shoqëruan 21 lojtarë. Deklaratat e presidentit të klubit rumun mbi këtë argument kanë qenë tendencioze. “Nuk po dërgoj 20 truproje në Kosovë për të vendosur në siklet palën kundërshtare. Thjesht mendoj se është një vendim i duhur”, tha Becali para pak ditësh për “Fanatik”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme