Dinamo City-Hajduk Split/ Gonzalo Garcia: Pres ndeshje të vështirë, nesë s’luajmë në maksimum rrezikojmë!

Vigjilja e ndeshjes së kthimit mes Dinamo City-Hajduk Split ka gjetur kampin kroat të përgatitur për situata të vështira në Tiranë. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri i ekipit kroat ka paralajmëruar të tijtë se duhet që të paraqesin në “Air Albania” versionin më të mirë të mundshëm nëse nuk duan surpriza të hidhura.
“Do të kemi një ndeshje të vështirë pasi do të ndeshemi me një ekip shumë të mirë. Nëse ne nuk shfaqim një nivel të lartë loje nuk kemi asgjë të sigurt. Në ndeshjen e parë ne nuk luajtëm gjatë të gjithë 90’ në nivel të lartë, por krijuam mjaftueshëm raste për të fituar me një diferencë më të madhe golash”, tha Gonzalo Garcia.
Një javë më parë Hajduk mundi Dinamo City në Split me shifrat 2-1, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e tretë eliminator të Conference League 2025-2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




