Superkupa e Europës i shkon PSG-së, Tottenham dorëzohet në fund

Futboll Bota | 1 vit më parë

PSG e Luis Enrique ka fituar Superkupën e Europës në Udine ku ka mundur me shumë vështirësi ekipin e Tottenham.

Ekipi i Thomas Frank befasoi të pranishmit në Udine duke kaluar dy herë në avantazh falë van de Ven (39’) dhe Romero (48’). Por kampionët e Champions League treguan diferencën e madhe mes dy ekipeve në organikë pasi diferencën e bënë lojtarët, të cilët erdhën nga stoli. Lee Kang-In (85’) dhe Ramos (90’+4’) barazuan gjithçka duke dërguar ekipet në pikën e bardhë të penalltisë. Njëmbëdhjetëmetërshatu buzëqeshën francezëve, e cila ktheu katër të tilla në gol ndërsa formacioni britanik vetëm tre.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme