Kumbulla zgjedh Majorkën e Muriqit

Marash Kumbulla i ka bërë me dije Romës se kërkon që të vazhdojë karrierën në Ishujt Baleare ku preferon që të jetë pjesë e Majorkës së Vedat Muriqit.
25-vjeçari nuk bindi Gasperinin gjatë verës dhe tani pritet që Roma të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin spanjoll. Me transferimin në Majorka, Kumbulla do t’i jepte fut emergjencës së reaprtit mbrojtës të klubit ishullor pasi ky i fundit gjatë verës humbi dy mbrojtës Copete dhe Van der Heyden.
Interes për shërbimet e Marash Kumbullës kishin shfaqur edhe skuadra si Deportivo Alavesh, Sevija, Espanjol dhe Kaljari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




