OVL e UÇK-së takojnë zyrtarin e BE-së, kërkon adresimin e shqetësimeve për Gjykatën Speciale

Një delegacion i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka zhvilluar një takim me Jarmo Helppikangas, Shefin e Njësisë për Sundimin e Ligjit, Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e OVL e UÇK-së shprehën shqetësimet e tyre lidhur me funksionimin dhe qasjen e Gjykatës Speciale. Ata i kërkuan Helppikangasit t’i adresojë këto shqetësime dhe t’i përcjellë ato te të gjitha shtetet anëtare të BE-së.
Në fund të takimit, delegacioni falënderoi zyrtarin e BE-së për vullnetin e tij për t’i dëgjuar dhe për t’u angazhuar në këtë çështje, duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Bashkimit Evropian në forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




